Aktualitet

Tentuan vjedhjen e argjendarisë në Pogradec, arrestohen 2 të rinj nga Mamurrasi!

Në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Kurbinit, Policia e Pogradecit finalizoi operacionin e koduar “Argjendaria”, duke zbardhur dhe dokumentuar një tentativë vjedhjeje në një argjendari në lagjen nr. 5 të qytetit juglindor.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas:

T., 23 vjeç

M., 22 vjeç

Të dy banues në Mamurras, Laç, të cilët dyshohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Gjithashtu, një shtetas 29-vjeçar po procedohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për të cilin nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme për arsye hetimore.

Hetimet kanë treguar se më 20 mars 2026, autorët, në bashkëpunim me persona të tjerë, tentuan të hapin me forcë qepenin dhe të thyen xhamin e derës së dyqanit të shtetasit L.A., por nuk arritën të marrin asgjë nga argjendaria.

Puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes vazhdon, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.