Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Fier, autori në arrati!

Një i plagosur me armë zjarri në Fier, pas një konflikti të çastit jashtë një lokali, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. I lënduar mbeti shtetasi Orges Buzi, 33-vjeç. Ai u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve për trajtim të specializuar. Për plagosjen e ndodhur sot në mëngjes, policia e Fierit identifikoi e shpalli në kërkim 30-vjeçarin Ledion Enea Nebiu. Për kapjen e tij janë intensifikuar kontrollet policore në zonë.

Njoftimi zyrtar: 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. Pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali, 30-vjeçari Ledion Enea Nebiu ka plagosur me armë zjarri Orges Buzin. 30-vjeçari është identifikuar e më pas u shpall në kërkim.

Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.