Këngëtarja Katy Perry ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pasi reagoi me humor ndaj lajmit për fejesën e ish-partnerit të saj, Josh Groban, me aktoren e teatrit muzikor Natalie McQueen.
Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje në TikTok, ku artistja shihet duke bërë shaka sikur po “qan” ndërsa në sfond dëgjohet hiti i saj i famshëm The One That Got Away.
Kënga është lidhur prej kohësh me marrëdhënien e saj të shkurtër me Josh Groban në vitin 2009, pasi vetë Katy kishte pranuar më herët se projekti ishte frymëzuar nga ai.
Dy artistët kanë pasur një romancë të shkurtër vite më parë, por më pas kanë ruajtur raport miqësor. Në intervista të ndryshme, Groban është shprehur pozitivisht për lidhjen e tyre, duke thënë se të dy e kuptuan se funksiononin më mirë si miq sesa si çift.
Reagimi i Katy Perry është interpretuar nga fansat si një moment argëtues dhe pa tension, duke treguar se marrëdhënia mes tyre ka mbetur në të kaluarën dhe se secili ka vazhduar jetën i qetë.
Videoja është bërë menjëherë virale, duke sjellë mijëra reagime dhe komente nga ndjekësit e të dy artistëve në rrjetet sociale.