Së fundmi këngëtarja e njohur Fifi ka realizuar një ‘ask’ në Instastoryn e saj në Instagram ku çdokush mund të ndihej i lirë ta pyeste bukuroshen rreth gjithçkaje. Dikush i ka vënë në pah artistes se nuk është më aq energjike sa në fillim. Ndjekësi e ka pyetur:
Fifi vjetër me energji po mungon kohët e fundit.
Padyshim që Fifi ia ka kthyer përgjigjen duke i thënë se:
Unë jom Fifi e njëjtë, normalisht që njeriu me moshë rritet, piqet, frenon pak ama besomë që ende jam me energji. Ama thojnë kallzoju njerëzve punën e jo gunën.

Së fundmi, Fifi publikoi një Instastory ku dukej se ishte shtruar në spital. Jo vetëm kaq, por ajo që bëri merak ndjekësit e saj ishte mbishkrimi me të cilin këngëtarja shoqëroi fotografinë.
Së fundmi, Fifi u përfol shumë në media pas martesës së djalit që ajo dashuronte, që shkaktoi shumë zhurmë në rrjete sociale. Menjëherë pas saj, këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqej duke qarë dhe krahas një mbishkrim shumë prekës.
Ndërkaq, 27-vjeçarja ka postuar disa ditë më parë disa foto me rroba banjo në ‘Instagram’ dhe mund të themi thjesht: “wow”. Fifi duket shumë bukur dhe shumë ndryshe. Por artistja e njohur ende mendon se nuk ka një trup perfekt. Por mesa duket kjo nuk e ndal Fifin të mos e dojë trupin e saj.