Gossip Showbiz

E veshur me rroba banje, Fifi shprehet kështu për trupin e saj…

Ajo është padyshim këngëtarja më energjike e skenës shqiptare. Këngët që ajo sjell pëlqehen dhe kthehen menjëherë në hite. Besoj e merrni me mend që po flasim për Fifin. Artistja e dashur për publikun, kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të rënies drastike në peshë.

Së fundmi, bukuroshja ka postuar disa foto me rroba banjo në rrjetin e saj social ‘Instagram’ dhe mund të themi thjesht: “wow”. Fifi duket shumë bukur dhe shumë ndryshe. Por artistja e njohur ende mendon se nuk ka një trup perfekt. Por mesa duket kjo nuk e ndal Fifin të mos e dojë trupin e saj. Ndërkaq, ajo ka shkruar në diçiturën e fotos:

Unë e dua trupin tim të papërsosour.

https://www.instagram.com/p/CQ84iYmjxGK/

 

Por, Fifi nuk është mjaftuar me kaq dhe ka postuar edhe disa foto të tjera me një diçiturë “thumbuese”:

Qe edhe njo për juve Instagramat Fake që m’doni shume, më përcjëllni konstant e s’doni me ma shpreh dashninë me emër për mos me m’u rrit mendja.

https://www.instagram.com/p/CQ9BFdojWpN/

Nuk është hera e parë që Fifi poston foto me diçiturë ironike, apo ku mundohet t’i japi dikujt një mesazh. Së fundmi, ajo postoi një foto ku fare mirë dallohej që ishte duke pushuar e duke marrë disa rreze dielli. Por ajo çfarë ka bërë përshtypje ka qenë diçitura në foton e saj.

Gjithashtu, Fifi jo pak herë është përfolur në media për një lidhje të mundshme me kompozitorin Flori Mumajesi. Ata e kanë ‘mbajtur lojën’ dhe vazhdimisht kanë hedhur postime për njëri-tjetrin që ka shtuar dyshimet. Para disa ditëve, bukuroshja i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera mikut të saj të zemrës, i cili ka qenë mbështetës i saj shumë i madh në rrugën e muzikës edhe kur ajo nuk ka qenë kaq e famshme sa është sot.