Gossip Showbiz

“Po ti s’je i bukur o burrë… budalla je” Artani shpërthen ndaj Mirit për Selinën!

Një bisedë mes Artanit dhe Mirit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka habitur publikun, pasi Artani u shfaq më i ashpër se kurrë më parë.

Teksa po diskutonin për raportet me Selinën, Artani i tha Mirit pa dorashka:

Të kishe shkuar edhe ti te krevati i saj, mbaroi.

Miri reagoi menjëherë:

S’i kam shkuar unë te ndokujt në krevat, më kanë ardhur.

Por Artani nuk u ndal me kaq. Me tone ironike dhe të forta, ai shtoi:

Si të erdhën, po ti s’je i bukur o burrë, as tru s’ke, të ishe i bukur. Budalla je, kështu që çka të të them unë.

Deklarata e tij shkaktoi të qeshura dhe reagime të shumta nga shikuesit, të cilët thanë se nuk e kishin parë kurrë Artanin në këtë formë kaq të drejtpërdrejtë.

Më pas, Artani i sugjeroi se duhej të kishte vazhduar afrimin me Selinën për ta çuar përpara “lojën” që kishin nisur.

Në fillim të spektaklit, Miri dhe Selin ishin shumë të afërt, madje ai shpesh shprehej se e shihte si vajzën e tij. Por me kalimin e kohës marrëdhënia e tyre u ftoh, dhe tani Selin duket shumë më pranë DJ Gimbos.

A ishte kjo një këshillë strategjike apo një thumbim i pastër? Një gjë është e sigurt,  dinamika në shtëpi po ndryshon çdo ditë dhe tensionet po rriten.