Një situatë e sikletshme ka ndodhur ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku DJ Gimbo i ka rrëmbyer një puthje në buzë Selin Bollatit, pa paralajmërim.
Banorja nuk e priste këtë veprim dhe reagoi menjëherë duke u ndjerë në siklet. Situata krijoi tension për disa çaste, pasi Selina e bëri të qartë se gjesti nuk i kishte pëlqyer.
Pas momentit, DJ nga Kosova u shpreh i penduar për veprimin e tij.
Jam pishman, nuk dua të të bëj të ndihesh keq
-tha ai, duke tentuar të qartësojë situatën.
Nga ana tjetër, Selina i dha një përqafim dhe i tregoi se nuk ishte hidhëruar, por theksoi se gjërat duhet të ndodhin natyrshëm.
Më acaroi, thashë po ky ç’pati. Të kam thënë që unë… Duhet të vijë në mënyrë organike, normalisht që duhet ndjerë
-u shpreh ajo.
Pavarësisht momentit të sikletshëm, dyshja po vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku brenda shtëpisë, duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin.