E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë shkrumtarja e njohur Rita Petro. Ajo ka folur më shumë mbi dashurinë, romancën dhe raportet në çift. A mendon ajo se është më mirë të duash apo të të duan?
Gjatë intervistës, Jerida lexoi dhe një nga poezitë e dashurisë të Ritës, “Tek grindemi”:
Tek grindemi
Ikim nga njëri-tjetri,
Tek ikim
Mendojmë si do të kthehemi,
Tek kthehemi
Dëshirojmë të falim,
Tek falim
Humbasim diçka nga vetvetja,
Tek humbasim
Fitojmë sërish njëri-tjetrin.
Për këtë Rita komentoi:
Pra kemi fituar një gjë më të madhe, sepse kur ti fal… Kur grindesh njëherë, secili ka egon e vet dhe thotë: “Është kështu si them unë”. Pra për mua janë një çift i shëndetshëm, me një marrëdhënie shumë të bukur me njëri-tjetrin, që guxojnë të dy edhe të largohen. Por dashuria i bën që gjatë largimit të mendojnë: “Po tani si do kthehem? Kush do kthehet i pari?” Por ndodh që ata që duhen, kthehen edhe të dy, nuk fal gjithmonë njëri.