Sport

Pogradeci, zyrtarizohet premio e “çmendur”! 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren!

Pogradeci e kërkon me ngulm ngjitjen në Abissnet Superiore. Për këtë president Armand Lilo ka vendosur 50 mijë euro premio për fitoren ndaj Laçit, si edhe 100 mijë euro për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

E pazakontë është se vetë klubi e ka zyrtarizuar premion në rrjetet sociale.

Postimi i Pogradecit:

“Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio prej 50,000€ për ndeshjen e rëndësishme ndaj Laçit, ndërsa ka shpallur edhe një shpërblim prej 100,000€ për arritjen e objektivit madhor: ngjitjen në Superligë.

LEXO EDHE: Vllaznia nuk ka të ndalur, shkodranët mundin Teutën në “Loro Boriçi” dhe ecin drejt titullit kampion

Një vendim që tregon qartë ambicien, besimin dhe përkushtimin maksimal të klubit për këtë moment vendimtar të sezonit. Kjo nuk është thjesht një shpërblim financiar, por një mesazh i fortë për skuadrën: të japë gjithçka në fushë dhe të luftojë deri në fund për fanellën dhe qytetin

Tashmë topi është në këmbët e lojtarëve, të cilët kanë një motivim ekstra për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar çdo tifoz të Pogradecit. Mbështetja e klubit, e presidentit dhe e tifozëve krijon një atmosferë të jashtëzakonshme, ku besimi për sukses është më i madh se kurrë”.

LEXO EDHE: Barcelona përfiton nga hapi fals i Realit, triumfon me “poker” në derbi dhe shkon +9 pikë në krye të La Ligës!