Një udhëheqës i lartë tibetian ka mbrojtur Dalai Lamën për videon e cilësuar “skandaloze” ku i kërkonte një fëmije t’i thithte gjuhën, edhe pse tha se “me shaka”. Veprimet e liderit shpirtëror, Penpa Tsering kreu i qeverisë në azil të Tibetit, i quan “të pafajshme” dhe shton se kjo tregonte “sjelljen e tij të dashur”.
Video shkaktoi zemërim pasi u bë virale në rrjetet sociale, me përdoruesit që i quajtën veprimet “të papërshtatshme”. Zyra e Dalai Lamës kërkoi falje për incidentin. Tsering është i mendimit se veprimet e Dalai Lamës ishin keqinterpretuar dhe se polemika ka lënduar ndjenjat e ndjekësve të tij.
Dalai Lama gjithnjë ka jetuar në shenjtëri e beqari dhe vitet e tij të praktikës shpirtërore e kanë çuar përtej kënaqësive shqisore. Hetimet sugjeruan se burime pro-kineze qëndronin në përhapjen e videos në rrjetet sociale.
Ndonëse nuk dha asnjë provë për pretendimin shtoi se “motivi politik i këtij incidenti nuk mund të shpërfillet”. Gjithçka ndodhi në tempullin e Dalai Lamës në Dharamshala të Indisë më 28 shkurt, por video e diskutueshme u bë virale në fillim të këtij muaji. Eshtë parë mbi një milion herë në Twitter.
Një djali të vogël që e pyeti nëse mund ta përqafojë, Dalai Lama i tha ta puthte në faqe dhe më pas te buzët. Po ashtu, udhëheqësi tibetian vendosi ballin te i djalit, përpara se të nxirrte gjuhën duke i kërkuar t’ia thithë.
Pamjet ngjallën kritika ndërkombëtare sidomos me disa aktivistë të së djathtës që thanë se veprimet e udhëheqësit shpirtëror përbëjnë abuzim me fëmijët.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Dalai Lama u shpreh se donte t’i kërkonte falje fëmijës dhe familjes “për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët”.
Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme e lozonjare, madje edhe në publik e para kamerave. Atij i vjen keq për incidentin.
Dalai Lama ka jetuar në mërgim në Indi që kur u largua nga Tibeti në vitin 1959, pas një kryengritjeje kundër sundimit kinez. Vitet e fundit po përballet me polemika si ato të 2019-ës kur në një intervistë me BBC-në tha se çdo femër e ardhshme Dalai Lama duhet të jetë “tërheqëse” dhe me këtë nënkuptoi pamjen joshëse. Zyra e tij më vonë kërkoi falje për komentet.