Aktualitet

Policia arkëton miliona lekë gjoba ndaj të pabindurve

Të paktën 40 pronarë lokalesh u gjobitën nga Policia e Shtetit gjatë muajve të fundit, pasi zhvilluan ceremoni martesore apo mortore në ambiente të mbyllura. Bëhet fjalë për gjoba nga 1 milion lekë, gati 40 milionë në total, në zbatim të aktit normativ të 15 marsit për masat anti-COVID. Numri më i lartë i të pabindurve i përket kryeqytetit. Në rang zbritës, pas Tiranës vijnë Lezha, Vlora, Berati, Fieri, Dibra dhe Korça.