Policia e Shteti konfirmoi se protesta e nesërme e Opozitës, do të monitorohet nga ekspertë të huaj, dhe nuk do tolerohen sjellje që cënojnë sigurinë. Në një deklaratë të pak minutave më parë, Uniformat Blu theksuan edhe bllokimin e disa akseve të brendshme në Tiranë si pasojë e tubimit që do të zhvillohet në orën 11:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Konfirmohet ndalimi i qarkulimit për automjetet në çdo rrugë lidhëse me zonën para Kryeministrisë. Policia u bëri thirrje edhe qytetarëve të reduktojnë lëvizjen ditën e shtunë.