Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Porsche ka bërë një lëvizje që tingëllon si: “faleminderit për bashkëpunimin… tani secili në rrugën e vet”. Kompania gjermane po shet të gjithë pjesën e saj tek Bugatti Rimac dhe Rimac Group.
Pra në thelb, Porsche po thotë: “do fokusohemi tek vetja jonë”. Një vendim shumë “corporate breakup”. Ndërkohë, Mate Rimac po merr më shumë kontroll, si ai shoku që merr timonin dhe thotë: “tani i jap unë”.
Kjo lëvizje tregon diçka shumë interesante: industria e makinave nuk është më vetëm për makina… është për strategji, teknologji dhe kush kontrollon të ardhmen. Dhe Bugatti? Do vazhdojë të jetë ajo “makina që nuk e blen dot, por e shikon në YouTube 4K”.
Dhe tani, kalojmë tek kapitulli tjetër: elektrike, por bëjë Porsche.
Porsche po lançon një version të ri të Cayenne… por këtë herë totalisht elektrik dhe coupe. Po, një SUV që sillet si sportiv, por nuk bën zhurmë. Një koncept që për disa është “future”… për disa të tjerë “ku është V8-ta, vëlla?”
Makina mund të konfigurohet deri në 1,139 kuaj fuqi dhe 0-100 në 2.4 sekonda. Por me çmimin që fillon mbi 100 mijë dollarë… do të thotë se nuk është për këdo.
Porsche po luan në të dyja anët: edhe benzinë, edhe elektrike. Sepse askush nuk është 100% i sigurt çfarë do duan njerezit. Është si të porosisësh pizza dhe sallatë… për çdo rast.
A është kjo e ardhmja e makinave… apo thjesht një fazë tranzicioni ku të gjithë po eksperimentojnë?
Sepse një gjë është e sigurt:
Porsche nuk po pyet nëse do blejmë elektrike… po na thotë “ja ku e ke, tani vendos vetë”.