Sport

Post-Guardiola, dy emra për pasuesin te Mançester Siti!

Mançester Siti po planifikon me kujdes të ardhmen e pankinës, me disa emra që lidhen me pasuesin e mundshëm të Pep Guardiola. Sipas raportimeve të fundit, Vincent Kompani shihet si një kandidat afatgjatë për të marrë drejtimin e klubit, ndërsa pritet të jetë një opsion i rëndësishëm në të ardhmen.

Megjithatë, në planin afatshkurtër, Enco Mareska konsiderohet favorit për të marrë drejtimin e Sitit, në rast se Guardiola largohet gjatë verës. Raportohet se Mareska është i gatshëm për këtë hap dhe po pret zhvillimet. Burime pranë klubit kanë sugjeruar se një skenar ku Mareska drejton përkohësisht ekipin, përpara se Kompani të marrë rolin në një fazë më të vonshme, shihet si një mundësi reale.

Mund të thuhet se Siti po mendon një tranzicion të kujdesshëm për të ruajtur stabilitetin e projektit sportiv në vitet e ardhshme. Ndërkaq, vjen një lajm të mirë nga kampi stërvitor, pasi dy mbrojtësit kryesorë Josko Gvardiol dhe Ruben Dias janë rikthyer në stërvitjen e ekipit të parë pas problemeve me dëmtimet. Dyshja defensive është parë sërish duke u stërvitur me skuadrën, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme trajnerit për ndeshjet e ardhshme.

LEXO EDHE: El Clasico më e veçantë në histori, Barcelona shet të gjitha biletat dhe regjistron fitime rekord

Megjithatë, Rodri nuk është parë në stërvitjen e hapur për mediat, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike dhe rikthimin në fushë. Siti pritet të japë më shumë detaje në ditët në vijim, ndërsa stafi mjekësor po monitoron situatën e lojtarëve përpara ndeshjeve vendimtare në kampionat e Kupë.

LEXO EDHE: Zhegrova nuk është më në planet e Juventusit, zbulohet çmimi që bardhezinjtë kërkojnë për yllin e Kosovës