Edhe pse është një kolonë zanore për filmin më të rinj me superheronj, “Spider-Man: Into The Spider-Verse”, bashkëshpunimi i Post Malone dhe Swae Lee, “Sunflower” ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.
Ky projekt muzikor i dy artistëve ditën e kaluar rrëmbeu kreun e klasifikimit të “Billboard Hot 100” duke mundur Halsey me “Without Me” që javën e kaluar ishte në vend të parë.
“Sunflower” është prurja e dytë si kolonë zanore në klasifikimin e 100 këngëve moderne amerikane që pas “Can’t Stop the Feeling” të Justin Timberlake për filmin “Trolls” të vitit 2016.