Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut do të vendoset nga shqiptarët. Njohës të çështjeve të Ballkanit, thonë se pas daljes nga gara të kandidatit Blerim Reka, tashmë do të jenë votuesit e tij ata që do të bëjnë diferencën në balotazhin e 5 majit, që ndahet mes Stevo Pendarovskit nga koalicioni në pushtet dhe Gordana Siljanovska Davkovas, kandidate e VMRO-DPMNE-së në opozitë. Megjithatë, analistët pohojnë se shancet për të fituar postin e presidentit i ka Pendarovski.