Flamurtari i viteve ‘80 nderohet në prag të festave të Nëntorit. Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”, ndërsa iu tha titullin “Mjeshtër i Madh”, lojtarëve që ishin pjesë e asaj skuadre të lavdishme: Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Latif Gjondeda, Sokol Kushta e Petro Ruci. Pak kohë më parë, këtë titull e morën dhe Vasil Ruci, Uran Xhafa e Alfred Zijai. Gjatë ceremonisë u shfaq një reportazh me momentet më të mira të Flamurtarit. Në vitet ’80, ekipi arriti të eliminojë Partizanin e Beogradit në arenën europiane, si dhe të trondiste Barcelonën.