Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Presidenti Meta vlerësoi punën dhe angazhimin e OSBE-së për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri. Duke theksuar se i është dhënë përparësi absolute çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Presidenti mirëpriti faktin që edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.