Aktualitet Bota Politikë Rajoni

Presidenti Milanoviç bën thirrje për nisjen e procesit për njohjen e Palestinës!

Presidenti kroat Zoran Milanoviç  ka bërë thirrje sot qeverisë së vendit të fillojë procesin parlamentar për njohjen e Palestinës si shtet sovran dhe të pavarur.

LEXO EDHE: Presidenti kroat: Aleanca ushtarake Shqipëri – Kosovë – Kroaci, s’është kërcënim për Serbinë!

“Kroacia duhet ta njohë Palestinën si një hap drejt përfundimit të luftës dhe katastrofës njerëzore në Gaza. Njohja e të drejtave të popullit palestinez për shtetin e tyre është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Milanoviç  në një takim me ministren e Jashtme palestineze Varsen Aghabekian në Zagreb, sipas një deklarate të presidencës.

LEXO EDHE: Presidenti Begaj uron Milanoviçin për rizgjedhjen në krye të shtetit kroat!

Ai gjithashtu ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj civilëve në Gaza dhe planin e shpallur të pushtimit.

Po sot, Ramiz Alakbarov, Zëvendës Koordinator Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Ramiz Alakbarov, ka tërhequr vëmendjen tek situata në rajon duke u përqendruar në Gaza, e cila siç tha ai, po “zhytet gjithmonë e më thellë në katastrofë, me bilancin në rritje të shpejtë te viktimave në radhët e civilëve, dhe zhvendosje masive dhe, tani, me armën e urisë teksa këtij konflikti, nuk i shihet fundi.

“Po flasim për një popullsi, e cila tashmë lufton për të mbijetuar. Palestinezët në Gaza po i shohin frikërat e tyre më të këqija të bëhen realitet para syve të tyre. Operacionet e zgjeruara ushtarake në Qytetin e Gazës do të kenë pasoja katastrofike, duke përfshirë zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve”, u shpreh Ramiz Alakbarov, OKB.

Alakbarov raportoi se sulmet ushtarake izraelite janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës, duke shënjestruar tendat që strehojnë persona të zhvendosur, shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi. Që nga 23 korriku, mbi 2.500 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Prej tyre, të paktën 270 vetë thuhet të kenë humbur jetën teksa tentonin të merrnin ushqim, shumë prej tyre të qëlluar në afërsi të pikave të shpërndarjes së ndihmave. Ndërsa që nga nisja e konflikti në 7 tetor të vitit 2023, llogariten të jenë vrarë atje më shumë se 240 gazetarë.