Princ Harry ka reaguar pas raportimeve se takimi i tij i fundit me Mbretin Charles ishte përjetuar prej tij si një “vizitë zyrtare” dhe jo si një moment familjar.
Në një deklaratë për revistën “PEOPLE” më 27 shtator, zëdhënësi i Dukës së Sussex, 41 vjeç, e cilësoi lajmin e publikuar nga “The Sun” si “kategorikisht të pavërtetë”.
Raportimet e fundit mbi ndjenjat e Dukës gjatë takimit janë thjesht të rreme. Citimet e atribuara atij janë shpikje, të ushqyera nga burime që synojnë të sabotojnë çdo përpjekje pajtimi mes babait dhe djalit
-tha zëdhënësi, duke shtuar se e njëjta burim ka nxjerrë edhe detaje mbi dhuratat e shkëmbyera.
Ai konfirmoi se Harry i kishte dhuruar Mbretit një foto të kornizuar ku shfaqeshin vetëm fëmijët e tij, Princi Archie, 6 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 4 vjeç, të cilët monarku nuk i ka parë prej më shumë se tre vitesh.
Deklarata e Dukës erdhi pas raportimeve që e përshkruanin takimin si “tepër formal”, por përfaqësuesit e tij këmbëngulën se atmosfera ishte plotësisht familjare.