Princi Harry zhvilloi një vizitë katër-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, e cila shënoi ribashkimin e tij me Mbretin Charles pas gati dy vitesh largësie, si dhe një takim privat me një tjetër anëtar të familjes mbretërore.
Sipas “Hello!”, Harry u pa në Pallatin Kensington, ku vizitoi Princin Edward, Dukën e Kentit, për t’i shprehur personalisht ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së këtij të fundit, Katharine, Dukeshës së Kentit, e cila vdiq më 4 shtator në moshën 92-vjeçare.
Megjithëse nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e Dukeshës më 16 shtator, pasi kishte lënë Mbretërinë e Bashkuar, burime pranë Harryt thanë se ai ishte i lumtur që gjeti kohë të ribashkohej me familjen, miqtë dhe kolegët.
E vetmja keqardhje e tij ishte që nuk mundi të qëndronte më gjatë dhe të shihte më shumë njerëz, por takimet në Ukrainë ishin planifikuar prej kohësh dhe për të ishte shumë e rëndësishme të merrte pjesë
-u shpreh burimi, duke theksuar se pasioni i Harryt për kauzat humanitare mbetet po aq i fortë.
Një nga momentet më të rëndësishme të vizitës ishte takimi privat në Shtëpinë Clarence me Mbretin Charles, i cili shërbeu gjithashtu për të afruar Harryn edhe me vëllanë e tij, Princin William.
Pas përfundimit të vizitës në Londër, Harry u kthye në Montecito, Kaliforni, për t’u ribashkuar me Meghan Markle dhe fëmijët e tyre.