Sport

Pritet rotacion masiv tek Interi, Asllani kthehet titullar për zikaltrit që synojnë titullin

Është shumë e lehtë ta mendosh që trajneri Simone Inzagi do të bëjë rrotacion për ndeshjen e kampionatit kundër Veronës dhe do t’u japë më shumë minuta lojtarëve që janë më të freskët fizikisht.

Jo vetëm që kërkon ta fitojë këtë ndeshje, por mbi të gjitha të mendojë për sfidën e kthimit kundër Barcelonës. Në mbrojtje, pritet që të rikthehet De Vraj nga minuta e parë, bashkë me Bisek dhe Karlos Auguston në linjën me 3.

LEXO EDHE: Në garë për një vend në Champions, por Dortmundi përballet me mungesa!

Nga krahët, do të jenë Darmian dhe Zalevski, ndërsa Kristjan Asllani mund të rikthehet të luajë titullar në regjinë e mesfushës. Bashkë me të, mund ta nisin Zielinski dhe Fratezi, të cilët morën pak minuta në sfidën e Katalonjës.

LEXO EDHE: Skema 3-4-3 zbukuron “Djallin”, e ardhmja me rreshtimin e ri

Pikëpyetjet e mëdha janë në repartin e avancuar. Lautaro është i dëmtuar dhe Turam jo në formën më të mirë fizike. Arnautoviç është i sigurt që do të luajë nga minuta e parë dhe ndoshta kërkohet një sforco nga Turam. Në të kundërt do të jetë Mehdi Taremi, që do të marrë një fanellë titullari për këtë ndeshje.

Finalja e Ligës së Kampioneve më 31 maj, në “Allianz Arena” në Mynih, do të varet nga ajo që do të ndodhë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, të martën e ardhshme në “San Siro”.

Barazimi 3-3, do të kishte qenë një rezultat shumë i favorshëm për Interin deri në sezonin 2020-21, por UEFA eliminoi avantazhin e golit në fushë kundërshtare.

Ndaj gjithçka në Milano është si një finale me tek ndeshje.