Thuajse një javë më parë, këngëtarja bukuroshe Xhensila Myrtezaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor, kësaj here një bashkëpunim me reperin e njohur Lumi B. Kishte kaluar thuajse një vit që nga kënga e fundit “Panorama”, që erdhi bashkë me Ardian Bujupin dhe Xhensila ende nuk kishte sjellë asnjë projekt të ri.
Dyshja u bënë bashkë këtë verë për një këngë që pritet t’i shtohet listës së hiteve të sezonit. Pritjes i erdhi fundi sepse dy artistët e njohur kanë zbuluar detajet e projektit të tyre të përbashkët. Kjo këngë do publikohet ditën e sotme dhe mban titullin “Prit pak”. Në foton e publikuar prej tyre në rrjetet sociale, Xhensila shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë dhe duket mjaft elegantenjë veshje shumë sensuale.
https://www.instagram.com/p/CQZDeNwMBy5/
Edhe Lumi është kombinuar me këngëtaren pasi edhe ai ka zgjedhur këmishë të bardhë.
https://www.instagram.com/p/CQZFJ8yjVOO/
Rikujtojmë se, para pak kohësh, këngëtarja prezantoi një projekt tjetër që nuk pritej. Edhe pse jo një projekt muzikor, ajo përsëri solli një tjetër formë arti.