Politikë Zgjedhjet 2025

Problematikat gjatë numërimit në Fier, reagon nënkryetarja demokratike e KZAZ-së: Do kontestojmë kutitë

Problematika janë shfaqur gjatë numërimit të votave në Fier, ku vëzhguesit e PD-së u tërhoqën për pushim dhe më pas nuk u kthyen në kohë për të rinisur numërimin.

Enkeleda Veliu, nënkryetare demokrate e KZAZ 60 Fier u shpreh se kutitë e numëruara deri më tani do të kontestohen dhe se ekipi i saj është gati për të rifilluar me procesin e numërimit.

“Numëruesit tanë kanë ardhur. Dhe vëzhguesit kanë ardhur. Në mes të procesit të numërimit nuk mund t’i fus. Ne nuk ishim gati. Unë nuk kisha gati numëruesit e mi. Ishin të lodhur. Dhe vetë KQZ-ja kishte lënë një orar dhe orari i fundit ishte 18:00. Puna nuk ishte produktive. Kur procesi nuk është produktiv… Absolutisht jemi gati. Unë mbajta procesverbal. Do i kontestojmë këto kuti. Ata do vazhdojnë numërimin. Le të mbajnë përgjegjësitë dhe të firmosin këto procesverbale me dy vëzhgues. Nuk e kemi braktisur procesin. Kam ardhur në KZAZ që në 17:30. Ata le të vazhdojnë dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Pasi të mbarojë numërimi i këtyre kutive, unë do të ul numëruesit e mi”, u shpreh nënkryetarja demokrate e KZAZ-së 60 Fier.

Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 254 nga 587 kuti votimi që janë gjithsej.

LEXO EDHE: Numërohen 344/508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD!

Socialistët kryesojnë në këto kuti me 25.694 vota më shumë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate.