Auto & Moto

Prodhimi i makinave në Britani në nivelin më të ulët në 76 vjet!

Prodhimi i automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në pikën më të ulët që nga viti 1949. Vetëm 50,000 shembuj janë prodhuar gjatë muajit maj, që përbën një rënie prej 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shkaku kryesor i kësaj rënieje konsiderohen të jenë tarifat e vendosura nga SHBA mbi importet britanike. Këto tarifa i kanë bërë më të kushtueshme veturat dhe kanë penguar ndjeshëm eksportet.

Megjithatë, një marrëveshje e re tregtare ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së ka hyrë në fuqi në qershor 2025, e cila redukton tarifat nga 25% në 10% për deri në 100,000 automjete në vit. Kjo marrëveshje pritet të sjellë lehtësim dhe të ndihmojë në stabilizimin e prodhimit në muajt në vijim. Marka suedeze Volvo bëhet prodhuesi i parë i makinave që fut çelik të ricikluar me emetim zero në prodhimin serik të automjeteve.

Volvo Cars ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin suedez të çelikut SSAB, për të furnizuar çelik të ricikluar me emetime pothuajse zero të dioksidit të karbonit, me dërgesa që fillojnë këtë vit. Materiali i ri do të përfshihet në SUV-in tërësisht elektrik EX60, si dhe në modele të tjera të bazuara në platformën e re mekanike SPA3.

“Çeliku është përgjegjës për rreth 25 përqind të emetimeve totale të materialit në një makinë të re Volvo”-tha Francesca Gamboni, drejtoresha e zinxhirit të furnizimit të kompanisë. Çeliku i ricikluar i furnizuar nga SSAB zvogëlon emetimet e CO₂ me pothuajse 100 përqind krahasuar me çelikun konvencional, duke ruajtur të njëjtën forcë dhe siguri.

Volvo planifikon të arrijë emetime neto zero të dioksidit të karbonit deri në vitin 2040, ndërsa qëllimi për vitin 2030 është të zvogëlojë emetimet për automjet me 65 deri në 75 përqind. Deri atëherë, 30 përqind e materialeve në flotën e tyre duhet të riciklohen dhe modelet e reja nga viti 2030 do të përmbajnë të paktën 35 përqind komponentë të ricikluar. Me këtë veprim, Volvo forcon më tej pozicionin e saj si lider në transformimin e qëndrueshëm të industrisë së automobilave.