Auto & Moto

Pse kostoja e mirëmbajtjes është rritur ndjeshëm tek automjetet?

Automjetet e sotme po bëhen gjithnjë e më të avancuara dhe të mbushura me teknologji, gjë që i bën ato më të ndërlikuara për t’u mirëmbajtur.

Megjithatë, arsyeja për këtë nuk lidhet vetëm me numrin e madh të komponentëve që duhen kontrolluar.

Industria e automobilave ka ndryshuar rrënjësisht në dy dekadat e fundit, me teknologjinë që ka depërtuar në çdo aspekt të makinave: nga sistemet e sigurisë dhe ato për mbrojtjen e mjedisit, deri tek sistemet e argëtimit dhe ekranet digjitale që kontrollojnë funksione të shumta, madje edhe lojëra si “Angry Birds”.

Nga versionet standarde deri tek ato luksoze, mundësitë teknologjike janë të pafundme.

Por kjo sofistikim ka edhe anën e tij negative: teknologjia e rritur shoqërohet me kosto më të larta të mirëmbajtjes.

Përveç numrit më të madh të pikave të kontrollit dhe inspektimeve që zgjasin më shumë, sfida më e madhe qëndron te mënyra sesi janë projektuar këto automjete. Dikur, zëvendësimi i pjesëve si filtrat, pompat e karburantit apo dritat ishte një proces i thjeshtë, pasi ato ishin lehtësisht të arritshme për mekanikët.

Sot, me rritjen e përdorimit të teknologjisë dhe nevojën për të kursyer hapësirë në motorrë gjithnjë e më të mëdhenj e të komplikuar, këto pjesë janë më të vështira për t’u aksesuar.

Kjo situatë përkeqësohet edhe nga sfidat e projektimit modern dhe kërkesat për aerodinamikë.