Auto & Moto

Prodhohet njësia e parë e hipermakinës Praga Bohema!

Kompania Praga ka filluar me dërgesat e hipermakinës së saj Bohema me dy sedilje, që bën tërheqje me rrota të pasme, me motor V6 dhe njësia e paraqitur në foto është i para prej tyre. Pas një programi 7-vjeçar zhvillimi që përfshinte edhe ish-pilotin e Formula 1, Romain Grosjean, Bohema shënon rikthimin e Pragës në prodhimin e makinave pas një ndërprerjeje 77-vjeçare. Siç pritej, hipermakina nuk është e lirë dhe fuqizohet nga një motor V6 3.8-litërsh me dy turbo të akorduar nga Litchfield, i cili zhvillon 710 kuaj-fuqi.

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 2.3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 317 km/h. Makina krijon 900 kilogramë forcë shtytëse me një shpejtësi prej 250 km/h. Ajo është e pajisur me amortizues të rregullueshëm, frena karbon-qeramike 380 mm dhe ka trup prej karboni dhe monokoku. Sistemi i shkarkimit është prej titani, ndërsa rezervuari i karburantit 65 litra ndodhet brenda kornizës së karrocerisë, si dhe dy rezervuarë 50 litra në harqet e rrotave të pasme.

Ekziston edhe një mbajtës smartphone, si dhe ndarje për ruajtjen e sendeve të vogla. Praga thotë se sediljet fikse mund të strehojnë dy të rritur. Timoni është plotësisht i lëvizshëm dhe përmban një ekran digjital që shfaq leximet bazë duke përfshirë temperaturën e vajit dhe ftohësit, madje përfshin edhe një bori. Dërgesat që do të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Çmimi pa taksa është 1.43 milionë euro dhe Praga do të prodhojë vetëm 84 njësi Bohema.