Kompani kineze të makinave elektrike, Guangzhou Automobile Group (GAC) dhe Xpeng, kanë nisur prodhimin e automjeteve në fabrikën e Magna Steyr në Graz, Austri. Kjo lëvizje u lejon atyre të shmangin tarifat shtesë të Bashkimit Evropian mbi makinat elektrike të ndërtuara në Kinë. GAC do të prodhojë SUV-in Aion V dhe hatchback-un Aion UT, ndërsa Xpeng ka nxjerrë nga linja e prodhimit SUV-të e tij G6 dhe G9. Përveç kësaj, Xpeng ka hapur një qendër kërkimore dhe zhvillimi në Mynih për të zhvilluar modele të reja për tregun evropian. Kompania ka shitur automjete elektrike në Evropë që nga viti 2021 dhe tashmë operon në 12 vende.
Kompania kineze Dreame Technology, e cila prodhon fshesa dhe robotë, është e vendosur jo vetëm të hyjë në tregun e makinave, por edhe të prodhojë makinën më të shpejtë në botë. Dreame Technology, një kompani kineze e njohur për prodhimin e fshesave me korrent dhe robotëve të shpejtë elektrikë, dëshiron të “sulmojë” Bugatti Veyron legjendar. Dreame njoftoi se deri në vitin 2027 do të prodhojë makinën më të shpejtë në botë.
Ndërsa Bugatti nuk do të heqë dorë nga motorët e saj që konsumojnë shumë karburant së shpejti, Dreame dëshiron të bëjë bujë falë një makine me një sistem fuqie tërësisht elektrik. Nuk ka informacion se sa e fuqishme do të jetë makina e Dreame, por një gjë është e sigurt: do të ketë Inteligjencën Artificiale si shoqëruese, e cila supozohet se do të mësojë zakonet e shoferit dhe do të përshtatet me to.