Tech

Produkti i parë harduerik i OpenAI do të jenë kufjet me inteligjencë artificiale?!

Sipas një informatori kinez në Weibo, OpenAI po përgatitet të lançojë produktin e saj të parë harduerik, një palë kufje, të mundësuara nga modeli i inteligjencës artificiale i kompanisë. Sipas raportit, kompania vendosi të zvogëlojë përpjekjet e saj në harduer për momentin, ndoshta për shkak të rritjes së kostove të harduerit. Në fillim, u përfol se OpenAI po punonte në një varëse të vogël ose një stilolaps, gjë që është në përputhje me vërejtjet e CEO-s Sam Altman. Sidomos pasi OpenAI punësoi ish-kryedizajnerin e Apple, Jony Ive.

Planet ndoshta kanë ndryshuar që nga përmendja e parë e pajisjes dhe kompania ka vendosur të zgjedhë diçka më të thjeshtë, kufje me inteligjencë artificiale. Nuk ka më shumë detaje në dispozicion përveç se ka të ngjarë të quhet “Dime”. Pritet të dalë në treg deri në fund të këtij viti dhe sapo të përmirësohet mungesa e HBM (memorie me brez të gjerë të lartë), OpenAI do të prezantojë një version më të avancuar të produktit.

Shumë përdorues të inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Gemini, ankohen se përgjigjet që marrin shpesh janë të gjata dhe me shpjegime të panevojshme. Arsyeja është se këto sisteme janë krijuar për të qenë gjithëpërfshirëse, duke shtuar kontekst dhe detaje që përdoruesi mund të mos i ketë kërkuar. Ekspertët tregojnë se zgjidhja më e thjeshtë është të jepen udhëzime shumë të qarta; kërkesa për përgjigje të shkurtra, pa shpjegime shtesë ose paragrafë të tepërt. Po ashtu, vendosja e kufizimeve për numrin e fjalive ose formatin e përgjigjes ndihmon që përgjigjet të jenë më të drejtpërdrejta dhe të kuptueshme.

Ky “trik” i vogël e bën përdorimin e këtyre mjeteve më efikas dhe kursen kohë, veçanërisht për ata që kërkojnë informacion të shpejtë dhe të qartë. Sipas një studimi, amerikanët që bisedojnë çdo ditë me inteligjencën artificiale përballen me shkallë depresioni dukshëm më të lartë sesa përdoruesit e rastit. “Nivele më të larta të përdorimit të IA-së u shoqëruan me rritje modeste të simptomave depresive”, shkruan studiuesit në JAMA Network Open, duke vënë në dukje se shanset për të paktën depresion të moderuar u rritën me 30 për qind midis përdoruesve të përditshëm.