Shumë përdorues të inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Gemini, ankohen se përgjigjet që marrin shpesh janë të gjata dhe me shpjegime të panevojshme. Arsyeja është se këto sisteme janë krijuar për të qenë gjithëpërfshirëse, duke shtuar kontekst dhe detaje që përdoruesi mund të mos i ketë kërkuar. Ekspertët tregojnë se zgjidhja më e thjeshtë është të jepen udhëzime shumë të qarta; kërkesa për përgjigje të shkurtra, pa shpjegime shtesë ose paragrafë të tepërt. Po ashtu, vendosja e kufizimeve për numrin e fjalive ose formatin e përgjigjes ndihmon që përgjigjet të jenë më të drejtpërdrejta dhe të kuptueshme.
Ky “trik” i vogël e bën përdorimin e këtyre mjeteve më efikas dhe kursen kohë, veçanërisht për ata që kërkojnë informacion të shpejtë dhe të qartë. Sipas një studimi, amerikanët që bisedojnë çdo ditë me inteligjencën artificiale përballen me shkallë depresioni dukshëm më të lartë sesa përdoruesit e rastit. “Nivele më të larta të përdorimit të IA-së u shoqëruan me rritje modeste të simptomave depresive”, shkruan studiuesit në JAMA Network Open, duke vënë në dukje se shanset për të paktën depresion të moderuar u rritën me 30 për qind midis përdoruesve të përditshëm.
Anketa me pjesëmarrjen e 20.847 të rriturve amerikanë e kryer midis prillit dhe majit 2025 zbuloi se 10.3 për qind raportuan përdorim të përditshëm gjenerues të IA-së, përfshirë 5.3 për qind që iu drejtuan chatbot-eve disa herë gjatë ditës së tyre. Përdoruesit më të rinj dukeshin veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve të shëndetit mendor, megjithëse nuk është e qartë nëse IA shkakton depresion apo individët e depresionuar thjesht kërkojnë më shumë ndërveprim dixhital. Studiuesit theksuan se kërkohen hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse marrëdhënia është shkakësore dhe për të shpjeguar pse efektet ndryshojnë midis grupmoshave të ndryshme.