Botë e Çuditshme

Profesioni më i neveritshëm në histori!

Miliona punëtorë janë sot nëpër punë që nuk paguhen mirë ose punojnë në kushte të vështira. Megjithatë, edhe më e keqja e sotme nuk krahasohet me mediokritetin e së shkuarës. Në Evropën mesjetare, kur nuk kishte sisteme të ujërave të zeza, dikush duhej të pastronte. Pastruesit punonin në grupe, në orët e mbrëmjes kur të gjithë flinin. Me lopata hiqnin papastërtitë. Megjithatë, ata gjenin gjithashtu disa gjëra me vlerë, të tilla si bizhuteri, që ishin hedhur në mënyrë të rastësishme.

Ndërkaq, shkenca ka vërtetuar se lodhja mendore ka efekte reale në tru. Një studim i Institutit të Trurit në Paris, duke i nënshtruar një grupi prej 40 personash skanime të trurit në periudha të ndryshme të ditës së tyre të punës, zbuloi se detyrat e zgjatura njohëse që kërkojnë shumë punë në të njëjtën kohë, shumë përqendrim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve, favorizojnë akumulimin në tru të glutamatit.

Është një substancë kimike potencialisht toksike që eliminohet gjatë gjumit. Ndërsa sa vjen e bëhet më e qartë se Inteligjenca Artificiale po tejkalon limitet, ndër të tjera mund të zëvendësojë rreth 300 milion vende pune me orar të plotë. Kjo thuhet në një raport të bankës Goldman Sachs. Sipas gjetjeve në dokument, “përparimi teknologjik do të mbulojë çerekun e detyrave të punonjësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Europë”.