Programi bërthamor i Koresë së Veriut do të jetë në fokus të një takimi 3-ditor që këtë javë, Presidenti Rus, Vladimir Putin zhvillon me liderë të Japonisë, Kinës e Koresë së Jugut. Nga nesër, kryeministrat Shinzo Abe, Xi Jinping e Lee Nak-yeon do t’i bashkohen tryezës së shefit të Kremlinit në Vladivostok.