Aktualitet

Prokurori Ramadan Troci në sitën e Vetting-ut

Prokurori Ramadan Troci do t’i nënshtrohet Vetting-ut më 9 Nëntor, ora 11.00. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të zhvillojë seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, për të verifikuar ligjshmërinë e pasurisë, si dhe integritetin etik e profesional. Trupa gjykuese përbëhet nga  Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo) e Suela Zhegu.