Aktualitet

Prokuroria u sekuestron pasurinë Çilotajve të Fierit

U vendoset sekuestro pasurive të Çilotajve pas zbulimit të laboratorit të drogës në fermën bujqësore në Fier. Nga hetimet rezultoi se shtetasi që kishte pronësinë e fermës Vladimir Çilotaj, së bashku me Shpëtim, Jonida dhe Agur Çilotaj ishin të përfshirë edhe në në aktivitete të tjera kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi. Sekuestro u vendos nga Prokuroria për Krime të Rënda në disa llogari bankare, apartamente, dyqane, tokë truall dhe makina.