Ndërkaq policia ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duke nisur që në mëngjes me bllokimin e rrugëve kryesore. Të paktën 1500 efektivë janë në terren, për të “blinduar”, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, dy institucionet ku do të zhvillohet manifestimi. Policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar prej mbrëmjes së djeshme së bashku me Policinë e Burgjeve, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA-s.