Opozita proteston sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta është lajmëruar të fillojë pas 60 minutash. Mësohet se dhjetra protestues janë nisur nga rrethet për në Tiranë. Ndërkaq Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për mbarëvajtjen e tubimit ku do të angazhohen 1500 forca policie. Shefi i qeverisë Rama ndërkohë ndodhet jashtë vendit për një vizitë tjetër zyrtare.