Një ditë pas protestës së Opozitës, Policia e Shtetit saktëson se nisi procedim penal në gjendje të lirë, për 31 protestues. Sipas njoftimit zyrtar, “Procedimi ndaj tyre filloi pasi dje, para godinave të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, ushtruan dhunë fizike, duke goditur e shtyrë efektivët e planifikuar me shërbim”. Materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale: “Kundërshtim i punonjësit të Policisë, i kryer në bashkëpunim”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” e “Shkatërrim prone”.