Aktualitet

Protesta e opozitës, një grup i posaçëm po heton rastet e dhunës

Në një deklaratë për mediat policia thotë se një grup i posaçëm hetimor po heton rastet e dhunës së ushtruar gjatë protestës së sotme të opozitës. Sipas policisë, në përmbyllje të tubimit, pati incidente dhune nga protestuesit para Kryeministrisë, dhe në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme. Për pasojë u lënduan 11 efektivë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Në deklaratë thuhet se punonjësit e policisë kryen detyrën me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi duke garantuar rendin dhe sigurinë.