Health & Beauty

Provoni të shtoni një pikë vaji xhinxheri në një gotë uji dhe ta pini, do të na falënderoni!

Rrënja e xhinxherit është përdorur ndër shekuj për vetitë e saj antiinflamatore, antibakteriale dhe antimykotike. Një ndër efektet primare të kësaj erëze, qoftë në trajtë pluhuri apo vaji, lidhet me aparatin tretës. Megjithatë, ekzistojnë dhe përfitime të tjera shëndetësore. Vaji i xhinxherit ka veti unike terapeutike. Vaji i xhinxherit është një ilaç fantastik për problemet e ndryshme të stomakut. Mund të trajtojë dhimbjen e barkut, dispepsinë, diarrenë, spazmat dhe dhimbjen e stomakut.

Për më tepër, vaji i xhinxherit është tejet efektiv kundër të përzierave dhe të vjellave. Mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ulcerave të stomakut. Për të ndaluar të vjellat ose të përzierat, hidhni një pikë vaj xhinxheri në një gotë me ujë, ose në një filxhan çaji dhe pijeni ngadalë. Vaji i xhinxherit është një antibiotik natyral. Kjo do të thotë se ka aftësinë të parandalojë përhapjen e infeksioneve ose shumimin e baktereve apo mikroorganizmave në plagë të hapura.

Për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionet, provoni të shtoni një pikë vaji esencial të xhinxherit në një gotë uji dhe ta pini. Vaji i xhinxherit ka aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Vaji i xhinxherit gjithashtu duket se përmirëson metabolizmin e lipideve, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Xhinxheri ndihmon edhe në përshpejtimin e rritjes së flokëve duke përmirësuar furnizimin me ushqyes dhe oksigjen në folikulat e flokëve.