Met Gala njihet si ngjarja më madhështore e vitit në botën e modës, por Jennifer Aniston ka treguar se nuk ka ndërmend të ngjitet kurrë në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.
Në një intervistë për revistën “Glamour”, aktorja 56-vjeçare zbuloi se edhe pse ka marrë ftesa për këtë mbrëmje ekskluzive, ideja e të veshurit një krijim të modës së lartë dhe të ekspozuarit përpara dhjetëra kamerave është tepër stresuese për të.
Po, më kanë ftuar, por nuk do të shkoj. Më mbingarkon
-tha Aniston, duke shtuar se procesi i përgatitjes është pjesa më e vështirë:
Gjithçka ka të bëjë me veshjen, fustanin, grimin, flokët. Për mua është një lojë psikologjike.
Aktorja shpjegoi se preferon stilin e thjeshtë të përditshëm.
Unë jam një vajzë me xhinse, shapka dhe një bluzë të thjeshtë. Po, më pëlqen të vishem bukur, por Met Gala më duket si një maratonë stresi
Në të njëjtën intervistë, Aniston foli edhe për presionin e kritikëve në tapetin e kuq.
Disa njerëz e shohin si sport të të ngrejnë lart dhe më pas të kënaqen duke të rrëzuar. Përpiqem ta injoroj, sepse nuk më bën mirë
Kjo nuk është hera e parë që aktorja pranon vështirësitë e saj me daljet publike.
Në një intervistë për “InStyle” në vitin 2021, ajo kishte pohuar se nuk di gjithmonë si të pozojë para kamerave, duke e lënë këtë në dorën e stilistëve.
Aniston nuk është e vetmja që ka zgjedhur të mos marrë pjesë në këtë event prestigjioz.
Emra të tjerë të mëdhenj si Meryl Streep, Angelina Jolie dhe Brad Pitt gjithashtu nuk janë shfaqur kurrë në Met Gala, duke treguar se jo të gjithë yjet e Hollywood-it ndihen rehat në këtë spektakël të modës.