Në fillim, gjithçka është zjarr. Prekja, shikimi, dëshira, gjithçka duket magjike. Por pas disa vitesh bashkë, shumë çifte ndiejnë sikur flaka e pasionit fillon të shuhet. Pse ndodh kjo?
Një studim i Universitetit të Stanfordin tregon se truri reagon ndryshe ndaj partnerit afatgjatë sesa ndaj një partneri të ri.
Në fazat e para, hormonet e dopaminës dhe serotoninës rriten ndjeshëm, duke krijuar ndjesinë e “euforisë së dashurisë”.
Me kalimin e kohës, trupi përshtatet, pasioni i zjarrtë zëvendësohet nga ndjenja e sigurisë dhe lidhjes emocionale.
Psikologia Esther Perel shpjegon se “njerëzit duan njëkohësisht siguri dhe mister, por këto dy dëshira janë në kontrast”.
Pasi marrëdhënia bëhet më e qëndrueshme, ndjesia e misterit bie, dhe me të edhe dëshira.
Zgjidhja? Të krijoni “largësi të shëndetshme”. Të mos jeni bashkë gjithë kohës, të ruani individualitetin dhe të krijoni surpriza.
Një fundjavë e papritur, një takim që s’ka lidhje me rutinën, ose një udhëtim vetëm për dy, janë gjëra që e “rindezin” trurin dhe ndjenjat.
Dashuria nuk shuhet, thjesht kërkon pak kreativitet për të mos u bërë rutinë.