Lifestyle

Pse vajzat po preferojnë pushimet solo në vend të aventurave në çift?

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, me mundësi pafund udhëtimi dhe liri personale, një trend po merr hov. Gjithnjë e më shumë vajza zgjedhin të udhëtojnë vetëm. Jo për mungesë partneri apo shoqërie, por sepse pushimet solo po konsiderohen si forma më e pastër e vetë-zbulimit dhe pavarësisë.

Në rrjete sociale, hashtag-u #solotravelgirls ka miliona postime, ku vajzat ndajnë përvoja nga Balin, Japonia, Portugalia apo Afrika e Jugut. Ato flasin për ndjesinë e fuqizimit që vjen kur merr gjithçka në dorë: zgjedh ku do të flesh, çfarë do të hash, cilën rrugë do të marrësh pa kompromis, pa nevojën për t’u përshtatur me ritmin e dikujt tjetër.

Psikologët e shpjegojnë këtë prirje si:

Rezultat i një kulture të re që vlerëson vetëvlerësimin dhe eksplorimin personal. Pushimet solo janë kthyer në një formë terapie ku nuk je thjesht turiste, por protagoniste e një historie personale. Vajzat po gjejnë më shumë kënaqësi duke eksploruar galeritë e artit në Paris vetëm, sesa duke shkuar në një resort luksoz me një partner që nuk i kupton pasionet e tyre.

Natyrisht, siguria mbetet një faktor thelbësor, dhe shumë aplikacione e komunitete online ndihmojnë gratë të ndihen më të sigurta. Por mesaduket, frika është më pak e madhe sesa dëshira për të jetuar sipas kushteve të veta. Ky trend nuk është një refuzim i dashurisë, por një përqafim i një ideje të re për dashurinë ndaj vetes. Dhe për shumë vajza, ky është vetëm fillimi.