Auto & Moto

Publikohen imazhet e para të makinës elektrike G7!

Koncepti i makinës elektrike GT është hapi i parë, i ndjekur nga prodhimi i tre modele elektrike. Koncepti do të lançohet sonte në eventin e Javës së Artit në Miami të Shteteve të Bashkuara. Duket se drejtimi i ri i dizajnit është një ndërthurje e elementeve nga e kaluara dhe minimalizmit futurist, të cilin Tesla e prezantoi me modelin e saj Cybertruck.

Në pjesën e përparme të makinës vërehet edhe ndikimi i makinave Rolls-Royce, por origjinaliteti është i rrallë këto ditë, ndaj dizajnerët e Jaguar vështirë se mund të akuzohen për kopjim. Pjesa e pasme e makinës nuk ka xham ndërsa ka një strukturë rrjetë me drita të integruara. Modeli i serisë, të cilin Jaguar së fundmi filloi të testojë në rrugë, do të ketë 575 kuaj fuqi dhe një rreze prej më shumë se 680 kilometra. Çmimi fillestar i makinës do të jetë rreth 120 mijë euro.

Prodhuesi i makinave luksoze Jaguar ka ndryshuar logon e famshme, si pjesë e një strategjie të re që thekson kalimin e markës në një “epokë të re” dhe orientimin e saj drejt prodhimit të automjeteve elektrike. Ky ndryshim vjen pas 102 vitesh histori dhe pas një periudhe të gjatë me automjete me motorë me djegie të brendshme. Logoja e re ka për qëllim të përfaqësojë një modernizim të markës.

Logoja e re ka shkronjat e fjalës “Jaguar” të shkruara me shkronja të vogla, përveç “G” dhe “U” që janë të shkruara me shkronja të mëdha. Ky dizajn synon të krijojë një harmoni vizuale të papritur duke përzier shkronja të mëdha dhe të vogla, duke përdorur një font të personalizuar që shpreh modernizëm.