Fashion

Pulovrat e Krishtlindjeve, gjithçka rreth historikut të tyre!

Krishtlindjet janë një nga festat më të dashura dhe më të festuara në botë. Secili vend ka mënyrën e tij të veçantë për të shënuar lindjen e Jezu Krishtit dhe shumë tradita kanë lindur gjatë shekujve, duke reflektuar kulturat dhe besimet lokale. Ndërkaq, pulovrat e Krishtlindjeve janë një ndër veshjet më të dashura të muajit festiv dhjetor. Ato mbartin një histori e cila daton që në shekullin e 19-të. Lindën në Evropën Veriore, në Skandinavi, ku gra të moshuara filluan të thurnin triko të rënda leshi për burrat e tyre që më së shumti ishin peshkatarë.

I thurnin me ngjyra të forta e të ndezura me një qëllim funksional, që nëse burrat e tyre binin në det gjatë peshkimit të dalloheshin dhe të shpëtoheshin shpejtë. Zotërimi i një prej këtyre trikove në fillim të shekullit të 20-të, veçanërisht në SHBA, u bë simbol i pasurisë, sepse vetëm njerëzit e pasur mund të përballonin udhëtime në destinacione kaq të largëta.

Në vitet 50-të, me bumin ekonomik dhe shtytjen drejt blerjeve të Krishtlindjeve, ata filluan të shfaqeshin në shfaqjet televizive dhe të veshura nga yjet e ekranit. Kulmin e suksesit e arritën falë të famshmit Ugly Christmas Jumper, i luajtur nga Bill Cosby në serialin televiziv “Thë Robinsons”. Anglezët janë kryesisht më të apasionuarit pas tyre, pasi edhe shifrat treguan se vetëm vitin e kaluar janë shitur rreth 12 milionë pulovra Krishtlindje.

Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet në fillim të viteve ’90-të kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjes paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës. Në shërbesat që i paraprijnë Krishtlindjes lexohen pjesët e Dhiatës së Vjetër rreth Lindjes së Krishtit, duke theksuar profecinë e Mikeas, që parathotë Betlehemin si vendlindjen e Shpëtimtarit dhe profecitë e Isaisë rreth ardhjes e karakterit të Mesias. Në këngën shumëshekullore “12 ditët e Krishtlindjeve”, festimet zgjasin më pak se dy javë. Sot Krishtlindjet festohen rregullisht gjatë gjithë dhjetorit dhe në disa vende, në një pjesë të mirë të nëntorit gjithashtu.