Politikë

Punësimi, Vasili: Mashtrimi i radhës i Ramës!

Kreu i Grupit Kuvendor të LSI-së, e quajti mashtrimin e radhës të Kryeministrit, premtimin e tij për vende të reja pune. Petrit Vasili theksoi se ka disa shifra të vërteta, të palëvizshme të cilat nuk mund të diskutohen dhe të komentohen, përveçse të reflektohet thellë dhe me shumë përgjegjësi. Sipas tij, rreth 50% e shqiptarëve duan të lënë vendin nga mungesa e besimit te politikat e qeverisë.