Botë e Çuditshme Lifestyle

Punët e ëndrrave që me siguri nuk e dini se ekzistojnë!

Midis shumëllojshmërisë së gjerë të roleve që mund të merrni në një punë me kohë të plotë, ka disa që do t’ju bëjnë të mendoni se nuk është gjë tjetër veçse një punë ëndrre. ‘Bright Side’ ju liston disa prej këtyre punëve, që ekzistojnë në të vërtetë dhe që mund të aplikoni për to.

1. Shijues akulloresh

Kjo është për adhuruesit e akullores! Provuesit e akullores vlerësojnë cilësinë, shijen, qëndrueshmërinë, aromën dhe pamjen e tyre. Për t’u kualifikuar, do t’ju duhet të paktën një diplomë bachelor në shkencën e ushqimit ose qumështit si dhe një përvojë të konsiderueshme në industrinë e akullores.

2. Sirenë profesionale

Sirenat ekzistojnë, të paktën si profesion. Sirenat profesionale punojnë si interpretuese në festa për fëmijë, festivale dhe ngjarje në pishinë/plazh. Ato gjithashtu mësojnë dhe trajnojnë sirena të tjera aspiruese në shkollat e sirenave. Për t’u kualifikuar, duhet të jeni një notar i mirë, të keni certifikata të lidhura me notin dhe të jeni në gjendje të pozoni nën ujë.

3. Personazh vizatimor në Disneyland

Puna në një park tematik mund të jetë argëtuese, por nëse jeni duke punuar si princeshë Disney, mund të jetë një ëndërr e realizuar për shumë njerëz. Puna e personazheve vizatimor së Disneyland-it është më shumë sesa thjesht të luajnë me veshje, ata gjithashtu duhet t’i ngjajnë fizikisht një personazhi specifik, të takohen dhe të përshëndesin, të performojnë për një audiencë të madhe dhe të jenë të hapur për të punuar me familjet dhe fëmijët.

4. Përqafues profesionist

Përqafuesit profesionistë paguhen për të përqafuar të huajt në një mënyrë krejtësisht platonike, që do të thotë se nuk ka fare intimitet. Thuhet se është një formë e terapisë me prekje për njerëzit që vuajnë nga çështje traumatike, paaftësi ose shqetësime emocionale.

5. Shoqëruese profesionale e nuses

Planifikimi i një dasme mund të duket si një punë me kohë të plotë dhe këtu vjen një shoqëruese profesionale e nuses. Një shoqëruese e nuses me qira mund t’ju ndihmojë të planifikoni dasmën, ato shfaqen në dasmë dhe ecin gjithashtu nëpër korridor.

6. Profesionist gjumi

Po, ju mund të fitoni para për të fjetur. Fjetësit profesionistë paguhen për të fjetur për të ndihmuar studiuesit për studime. Për kërkime shkencore, gjumi ndihmon mjekët të vlerësojnë funksionet njohëse dhe kërkesat bazë të biologjisë në një gjendje të relaksuar dhe të fjetur.

7. Testues i rrëshqitjes në ujë

Për ata që duan adrenalinë, testimi i rrëshqitjeve në ujë është puna e ëndrrave. Testuesit duhet të jenë në gjendje të sigurojnë që rrëshqitjet janë të sigurta. Atyre u kërkohet gjithashtu t’i nënshtrohen trajnimit për të përmbushur kërkesat e punës.

8. Testues i video-lojërave

Përpara se ndonjë video-lojë të lançohet për publikun, ka testues të video-lojërave që raportojnë gabimet në mënyrë që programuesit t’i rregullojnë ato. Që nga viti 2020, paga vjetore e testuesve varion rreth 53,000 dollarë. Një diplomë në dizajnimin ose programimin e video-lojërave mund të të ndihmojë.