Kryeministri dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot mbledh grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të japë udhëzime për çështjet parlamentare, si edhe për angazhimin e deputetëve në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Përveç linjëzimit të ligjeve me direktivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kuvendi po punon edhe për dy reforma të rëndësishme, siç janë ato Zgjedhore e Territoriale.
Po ashtu, kryeministri Rama nis turin në rrethe, ku do të diskutojë me grupet e interesit për problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.
Sa iu përket zhvillimeve në PS, kujtojmë se deputeti Erion Braçe, ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.