Bota

Punëtorë nga jashtë, Gjermania lehtëson procedurat

Ministri Gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon të krijojë lehtësira për fuqinë punëtore nga jashtë. Në shtypin vendas, Heil flet për vizë të kufizuar në kohë për të punësuarit si infermierë në azilet e të moshuarve. Kjo lloj vize iu mundëson të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, por procedura nuk përfshin marrjen e kontributeve sociale.