Aktualitet

Punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë protestë te Bashkia, refuzojnë bashkimin me pastrimin!

Punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë sot protestuan përpara bashkisë pasi kundërshtojnë bashkimin e ndërmarrjes së pastrimit me atë të gjelbërimit. Ata shprehen se nuk janë kundër kontratës në vetvete, por duhet t’iu përcaktohet puna konkrete që duhet të kryejnë.

Punonjësit e gjelbërimit me kontratën e re, po ashtu do të jenë pjesë e strukturës së pastrimit.

Si mund të prishet kontrata pa na thënë? Tani na thonë kështu është bërë. Ne të mos na ngacmojnë. Të jenë mënjanë sektori i pastrimit dhe më vete ai i gjelbërimit.

Tani na thonë duhet të vini të firmosni kontratën, ndryshe nuk kemi ditë pune. Të na japin një kopje të kontratës, deklaruan punonjësit protestues.