Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka pasur “dakordësi” me presidentin amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në Alaskë, muajin e kaluar. Megjithatë, nuk tregoi nëse do t’i pranonte bisedimet e paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndërmjetësuara nga Trump.
Duke folur gjatë një samiti në Kinë, Putin vazhdoi të mbronte vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe fajësoi edhe një herë Perëndimin për luftën. Pas takimit në Alaskë, muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, vuri në dukje se Putin ka rënë dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për paqe në të ardhmen. Megjithëse Moska nuk e ka konfirmuar ende këtë.
Pas takimit në Alaskë, muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, tha se Putin ka rënë dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën – si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për paqe në të ardhmen.
Putin foli në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku u takua me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Indisë, Narendra Modi. Ai i falënderoi për mbështetjen e tyre dhe siç tha lidhur me përpjekjet “për të lehtësuar zgjidhjen e krizës në Ukrainë”.
Kina dhe Rusia janë blerëset më të mëdha të naftës së papërpunuar ruse, ndaj edhe kritikohen nga Perëndimi për mbështetje të ekonomisë ruse. Në fjalimin e tij, Putin shpreson se “dakordësitë e arritura” në takimin e tij me Trumpin në Alaskë, janë “duke ecur në këtë drejtim, duke hapur rrugë për paqe në Ukrainë”.
Në të njëjtën kohë, ai përsëriti qëndrimin se “kjo krizë nuk është shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por ishte rezultat i një grushtshteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe u provokua nga Perëndimi”. Po ashtu, ua atribuoi luftën “përpjekjeve të vazhdueshme të Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën në NATO”.
Putin e ka kundërshtuar vazhdimisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Trump i ka dhënë atij afat deri të hënën për të pranuar bisedimet e paqes me Zelenskyn.
Nëse nuk pranon, kjo tregon se Putin e ka manipuluar sërish Trump-in.